image Arrin në Kosovë me aeroplan privat Van Damme - VIDEO

Bota e Yjeve

Arrin në Kosovë me aeroplan privat Van Damme – VIDEO

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se aktori me famë botërore Van Damme ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, me aeroplan privat, i shoqëruar nga Musa Hoti, biznesmen i njohur shqiptar nga Belgjika.

“Ardhja e Van Dammit në Kosovë lidhet me promovimin e brendit të orëve Helfer”, tha Lladrovci.

View this post on Instagram

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Postimi i plotë:

Para pak minutash, në Aeroportin “Adem Jashari”, me aeroplan privat, ka arritur miku i madh i shqiptarëve, artisti i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme.

Me artistin e mirënjohur, ka ardhur edhe biznesmeni i shquar shqiptar nga Belgjika, Musa Hoti.

Në aeroport i priti miku im, Kushtrim Musliu, biznesmen i njohur në Zvicër, pronar i brendit të njohur të orëve, Helfer. Ardhja e Van Dammit në Kosovë lidhet me promovimin e brendit të orëve Helfer, nesër në ora 19:30 në Prishtina Mall.

/GazetaSinjali/