image Ramiz Lladrovci mbetet pa Facebook, shfrytëzon një tjetër rrejt social për komunikim

Sociale

Ramiz Lladrovci mbetet pa Facebook, shfrytëzon një tjetër rrejt social për komunikim

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se i është hakuar profili i tij i Facebookut. Lladrovci ka thënë se çdo postim që vjen gjatë kësaj kohe është jashtë kompetencës dhe vullnetit të tij.

Ai gjithashtu shtoi se për këtë është njoftuar edhe policia dhe se po punohet për ta rikthyer atë.

Njoftimin e ka bërë përmes rrjetit social Instagram i cili po ashtu është në pronësi të Meta-s.

“Njoftoj opinionin se sot, më është dëmtuar faqja dhe profili im në Facebook. I kam njoftuar Krimet kibernetike dhe shpresojmë se shpejti profili do të rikthehet në funksion. Çdo postim nga ai profil, gjatë kësaj kohe, është jashtë kompetencës dhe vullnetit tim! Me nderime, Ramiz Lladrovci” – ka shkruar Lladrovci në Instagram.

/GazetaSinjali/