image Pas ankesave të shumta, MASHT ndan bursa edhe për 150 studentë të Fakultetit të Mjekësisë

Arsim

Pas ankesave të shumta, MASHT ndan bursa edhe për 150 studentë të Fakultetit të Mjekësisë

news image

Parlamenti Studentor i Universitetit “Hasan Prishtina” ka njoftuar se studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave nga Ministria e Arsimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në listën paraprake të përfituesve nga konkursi për bursa të MASHT-it, nuk ishin përfshirë më shumë 150 studentë nga Fakulteti i Mjekësisë. Bëhet e ditur se kjo gjë ka ndodhur si pasojë e keqinterpretimeve të kriterit të kredive për një vit akademik.

“Pas ankesave të shumta nga mjekët e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Parlamenti Studentor në koordinim të afërt me studentët Senatorë dhe përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, arriti që pas takimeve me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të përfshijnë edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë në listën e bursave të MASH-it për vitin 2020/21. Mospërfshirja në listën e parë të MASH-it, kishte ardhur si pasojë e keqinterpretimeve të kriterit të kredive (ECTS), për një vit akademik”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor./Gazeta Sinjali/