Pak ditë më parë Alvisa tregoi se dikush e kishte kërcënuar që do i publikonte disa video me Bashkimin nëse nuk do të dilte nga “Përputhen”. Më vonë u tha që personi që fshihej pak kërcënimit ishte ish-i dashuri i saj, Hysen Rama.
Mbrëmjen e djeshme Hyseni ishte në një video live për “Përputhen Prime”, ku iu përgjigj këtyre akuzave. Ai i mohoi të gjitha dhe tha se ka qenë i lidhur me Alvisën dhe gjatë kohës së tij në program.
Nga ana tjetër, konkurrentja deklaroi se Hyseni e kishte kërcënuar, përndjekur dhe dhunuar gjatë lidhjes. Ajo tha se i kishte ruajtur kontaktet me të prej frikës.
Hyseni i ka mohuar këto akuza dhe së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video të bërë 5 minuta para “Përputhen Prime”, ku dëgjohet një bisedë me Alvisën, raporton dailyxing.
Konkurrentja shprehet se produksioni e ka detyruar të thotë që Hyseni e ka kërcënuar që të lërë programin.
Alvisa: Si je? Mirë?
Hyseni: Ça ke?
Alvisa: Më lajmëruan nga produksioni që do futesh ti, çfarë ke për të thënë?
Hyseni: Të vërtetat e mia, ato që m’i hodhe mua kundra për të larë kokën tënde. Më bërë mua si mashtrues, si kërcënues
Alvisa: Më dëgjo, nuk të kam bërë unë, të ka bërë produksioni
Hyseni: Një nga ju do mbajë përgjegjësi se unë nuk jam kërcënues. Vetë më the më thuaj çfarë të bëj që të mos i hedh ato video, të thashë të largohesh nga emisioni se ta paguaja unë gjobën
Alvisa: E di
Nisur nga kjo, Hyseni ka paralajmëruar publikisht autoren e programit, Olsa Muhametin duke i thënë “Vetë me gojën e saj e thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Nëse e ke bërë ti moj Olsa Muhameti, do mbash përgjegjësi që ça nuk keni sajuar aty për të marrë klikime e vëmendje. Sa të pafytyrë paskeni qenë! Gënjeni për lloj lloj gjërash vetëm që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, po në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrësesi atë veprim”.