Pasi konfirmuan ndarjen dhe filluan të hedhin thumba për njëri-tjetrin, duket se Atdheu dhe Sara gjetën sërish rrugën drejt krahëve të njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ka qenë Arjan Konomi, ai që ka publikuar një video bashkë me dy ish-konkurrentët në një club ku Sara duket shumë e lumtur.
“Më shkoj jeta duke bërë punë sociale”, ka shkruar opinionisti i njohur duke etiketuar të dy dhe zbuluar se ka qenë ai që ka arritur të ribashkojë çiftin simpatik.
Ish-konkurrentët e Për’puthen si duket vazhdojnë të kenë nevojë për ndërhyrjen dhe këshillat e Arjanit edhe pas përfundimit të programit. /GazetaSinjali/