image Cili është më xheloz? Anita Haradinaj tregon se a është ajo, apo Ramushi

Bota e Yjeve

Cili është më xheloz? Anita Haradinaj tregon se a është ajo, apo Ramushi

news image

Moderatorja e njohur, Anita Haradinaj, është pjesë e garës së vallëzimit “Dance Albania”, që po transmetohet në TV Klan.

Haradinaj mori vëmendje qysh në fillim, duke u diskutuar për prezencën e saj në këtë spektakël. Ajo vazhdimisht është pyetur se si e lejoi ish kryeministri, Ramush Haradinaj, të merrte pjesë në këtë emision vallëzimi.

Mbrëmjen e kaluar, pas performancës, moderatorja, u pyet edhe se cili nga të dy është më xheloz.

Anita pati një përgjigje edhe për këtë.

“Po të ishte ai xheloz nuk do isha ktu, po të isha unë xheloze nuk do ja dhuroja gjithë jetën atij. Bëje balancin vetë pastaj.”, u shpreh Anita.

/GazetaSinjali/