Pas 8 rasteve të reja në Vushtrri, drejtori i Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komuna t’i ndalojnë vizitat familjare dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.
Dje në këtë komunë janë konfirmaura edhe 24 raste të reja, ndërsa deri tani ka 107 raste aktive.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë,
Edhe 8 raste kontakti pozitiv në Covid 19 sot janë diagnostikuar nga komuna jonë (6 raste në Vushtrri, 1 në Akrashticë dhe 1 në Maxhunaj).
Ju lutem të respektoni rekomandimet mbajeni distancën, përdorin maska dhe dorëza, mbi të gjitha ndaloni vizitat familjare në këtë fazë.
Virusi nuk është lojë, kujdes në stilin e jetës, në situatë pandemie nuk duhet të sillemi si në situatë normale! /Gazeta Sinjali/