image Pas 77 vitesh identifikohet një person që dyshohet se e tradhtoi Anne Frank - Sinjali

Pas 77 vitesh identifikohet një person që dyshohet se e tradhtoi Anne Frank

news image

Sipas një hetimi të ri, është identifikuar një i dyshuar që ka tradhtuar Anne Frank dhe familjen e saj.

Anne Frank e cila ishte hebrenje, qëndroi në një kamp përqendrimi nazist për 2 vjet. Ajo vdiq në moshën 15-vjeçare.

Ajo është autore e “Ditari i Anne Frank”, i cili është tregimi më i famshëm si dorëshkrim gjatë luftës së nazistëve, në veçanti për jetën e hebrenjve.

Ekipi i FBI-së pas një hetimi tha se Arnold van den Bergh, një figurë hebreje në Amsterdam, me siguri “i dorëzoi” frankët për të shpëtuar familjen e tij.

Van den Bergh ka qenë anëtar i Këshillit Hebre të Amsterdamit, një organ i detyruar të zbatonte politikën naziste në zonat hebraike. Pas shpërbërjes, anëtarët e saj u dërguan në kampet e përqendrimit.

Mirëpo FBI zbuloi se van den Bergh nuk ishte dërguar atje dhe se jetonte në Amsterdam Kishte gjithashtu një sugjerim se një anëtar i Këshillit Hebraik ushqente me informacion nazistët.

Kur van den Bergh humbi të gjithë serinë e tij të mbrojtjeve që e përjashtonin nga detyrimi për të shkuar në kampe, ai duhej të siguronte diçka të vlefshme për nazistët me të cilët kishte kontakte për ta lënë atë dhe gruan e tij në atë kohë të qëndronin të sigurt”, deklaroi ish agjenti i FBI, agjenti Vince Pankoke për CBS.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin