image Pas 4 viteve, Rugji largohet nga Ballkani

Futboll

Pas 4 viteve, Rugji largohet nga Ballkani

news image

Ashtu siç ishte raportuar më herët, ashtu edhe ndodhi. Armend Rugji nuk do jetë më pjesë e FC Ballkanit, shkruan Sinjali Sportiv.

Lajmi është bërë i ditur nga portieri prizrenas, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Rugji ka falenderuar tifozët për përkrahjen e dhënë gjatë katër viteve sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka.

Armend Rugji tani është lojtar i lirë, por sipas raportimeve ai së shpejti pritet të rikthehet te KF Liria. /Sporti në Sinjali/.