image Pas 10 vitesh të ndarë, Soni Malaj poston foton e parë me Flori Mumajesin

Bota e Yjeve

Pas 10 vitesh të ndarë, Soni Malaj poston foton e parë me Flori Mumajesin

news image

Përveçse bashkëpunëtorë në muzikë, Soni dhe Flori kanë qenë të fejuar rreth 10 vite me parë.

Pas ndarjes së tyre që bëri shumë bujë, dyshja nuk u pa më bashkë deri në momentin që vendosën të bashkëpunonin tek Kënga Magjike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot në natën e finales, Soni ka publikuar për herë të parë një foto vetëm për vetëm me Flori Mumajesin pas 10 vitesh.

Bëri goxha bujë rikthimi i Soni Malajt në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im”, që është shkruar nga Flori Mumajesi.

Pavarësisht këtij bashkëpunimi, Sonin dhe Florin nuk po i shihnim bashkë në asnjë moment dhe kurioziteti për raportin e tyre ishte shumë i madh.

Fansat po kërkojnë pafundësisht një bashkëpunim mes dyshes por edhe nëpër intervista Soni ka thënë se për momentin nuk ka një plan të tillë.

Në foton e shkëputur nga videoja, vihet re që ekziston ende një “kimi” mes ish-çiftit që dikur bën xhiron e mediave rozë për marrëdhënien e tyre të dashurisë. /Gazeta Sinjali/