image Partitë që rritën dhe zvogëluan numrin e komunave nga zgjedhjet e 2017-ës

Partitë që rritën dhe zvogëluan numrin e komunave nga zgjedhjet e 2017-ës

news image

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje lokale ka fituar më së shumti komuna (nëntë), katër më shumë sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka fituar shtatë komuna, ndërsa në vitin 2017 kishte marrë tetë.

AAK, në zgjedhjet e kaluara kishte marrë shtatë komuna, mirëpo në këto zgjedhje ka marrë dy më pak (pesë komuna ka fituar).

Ndërkaq, partia Lëvizja Vetëvendosje, që tani është në pushtet, ka aritur të marrë timonin e vetëm katër komunave, dy më shumë sesa në zgjedhjet e 2017-s.

Nisma Socialdemokrate ka qëndruar stabile, duke e mbajtur Malishevën në dy palë zgjedhjet, si të vetmen komunë.

Xhafer Gashi është i vetmi kandidati i vetëm i pavarur që ka arritur ta marrë komunën e Obiliqit.

Lista Serbe, ashtu si në zgjedhjet e kaluara lokale, ka fituar 10 komuna.

Edhe KDTP është fituese në Mamushë në këto zgjedhje, po sikur në ato të 2017-s, ndërsa AKR nuk ka arritur ta marrë asnjë komunë.

/GazetaSinjali/