Partitë në Izrael janë duke planifikuar ta lënë jashtë pushtetit kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu, duke u bashkuar në një krah.
Siç shkruan BBC, kreu i partisë së djathtë, Naftali Bennett, është pro bashkimit me shefin e opozitës, Yair Lapid, për krijimin e një koalicioni mes dy qendrave. Kjo do e linte në opozitë Netanyahun, duke ia shkaktuar humbjen e parë elektorale që nga 1999.
Lapid, që është kryetar i Yesh Atidit, në zgjedhjet e 23 marsit përfundoi i dyti pas krahut të Benjamin Netanyahut. Ai të mërkurën ka një afat nga presidenti për krijimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/