image Partia Liberale Egjiptiane reagon për rastet në Gjakovë dhe Prizren

Sociale

Partia Liberale Egjiptiane reagon për rastet në Gjakovë dhe Prizren

news image

Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE”, thotë se me shqetësim ka marrë informat nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokal afarist në Gjakovë. Gjithashtu, kjo parti e cilëson si të papranueshëm edhe siç thotë “sulmin fizik që ndodhi dje ndaj disa personave të komunitetit rom në Prizren nga ana e pjesëtarëve të sigurimit fizik”.

PLE thekson se ngjarjet si këto janë të shëmtuara dhe ndikojnë jashtëzakonisht keq në përpjekjet në integrimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Ato si të tilla janë sinjale që institucionet shtetërore duhet akoma më shumë të bëjnë në mbrojtjen dhe lirine e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fokus të vecantë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian“, thuhet në reagim.

E për këtë ka folur edhe një qytetar i komunitetit RAE, i cili thotë se ishte dëshmitar kur ndodhi ngjarja.

Isha vet aty ku i përzuri kamarieri. Unë tentova të flas por kamarieri më tha se e kam urdhër prej shefit. Këta djemtë në fjalë e thirrën Policinë në lidhje me këtë rast, por ata iu thanë se nuk kemi çka me ju bo”, ka shkruar Shpejtim Mamusha.

/GazetaSinjali/