Iniciativa për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Milosh Zemanit, presidentit të Republikës së Çekisë nuk gjeti përkrahje në vendin e tij. Por një parti në Bundestagun gjerman po mbështetë idenë e Zemanit.
Nga ‘Die Linke’, thonë se e mirëpresin iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate lëshuar nga kjo parti njoftohet se mbështetet ideja e Zemanit për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.
“Mirëpresim debatin e iniciuar nga presidenti i Çekisë për tërheqjen e njohjes për Kosovën. Kosova aktualisht nuk është njohur nga shumë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në dy vitet e fundit, dhjetëra shtete kanë tërhequr njohjen”, ka thënë Zaklin Nastic zëdhënëse e ‘Die Linke’.
“Me të vërtetë, siç ka thënë Milosh Zeman, një shtet i tillë nuk mund të jetë pjesë e komunitetit demokratik”, ka përfunduar ndër të tjera Zaklin Nastiç e cila mbanë edhe postin e zëvendës presidentes të grupit parlamentar të Evropës gjermano-juglindore.
Ndryshe “Die Linke” nga 700 ulëse sa ka Bundestagu gjerman, ka vetëm 69 deputetë. Në anën tjetër ideja e Zemanit është kundërshtuar fuqishëm nga Çekia./Gazeta Sinjali/