Partia Socialdemokrate e cila në këto zgjedhje është futur në koalicion me AAK-në, ka pësuar debakël në Komunën e Kamenicës, që udhëhiqet nga Qëndron Kastrati, anëtar i PSD-së.
Në komunën e Kamenicës kur janë numëruar deri tani 98.21% të votave, Vetëvendosje është e para me 30.62% të votave apo më saktë me 4 mijë e 692 vota.
Në vendin e dytë në këtë komunë është LDK me 21% të votave apo me saktë me 3 mijë e 221 vota.
Ndërkaq partia ku Kastrati bën pjesë ka fituar vetëm 1 mijë e 267 vota apo 8.31% të votave./Gazeta Sinjali/