Partia Fjala nuk ka kaluar pragun zgjedhor, teksa janë numëruar 95 për qind të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Madje, partia që udhëhiqet prej Gëzim Kelmendit ka arritur të fitojë 0.37 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.
Përkthyer në numra të tjerë, Partia Fjala ka arritur të fitojë vetëm 2 mijë e 800 vota në këto zgjedhje.
Edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Partia Fjala nuk kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor./Gazeta Sinjali/