Në Francë janë duke u mbajtur zgjedhjet regjionale dhe sipas parashikimeve partia e djathtë e cila drejtohet nga Marine Le Pen ka gjasë që të fitojë një regjion në këtë shtet, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas sistemit zgjedhor Franca ka 13 regjione. Analistët në këtë shtet vlerësojnë se në rast se partia e djatht fiton një regjion atëherë kjo do t’i ndihmojë Marine Le Pen-it që të përparojë në politikën qëndrore ku synohet që të arrihet fitorja në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2022.
Le Pen në këto zgjedhje regjionale nuk është kandidate mirëpo ajo në të kaluarën si kandidate për presidente kishte zhvilluar fushatë të egër dhe parashikimet janë që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të zhvillohet një garë e ngushtë në mes Le Pen-it dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Ndryshe Marie Le Pen (52 vjeçare) ka shprehur simpati për politikën ruse dhe disa herë ishte takuar edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ajo është e njohur për qëndrimet e saj kundër shtetit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/