Vizita e një qytetari në tavolinë nuk ka qenë aspak e këndshme për liderin e LVV-së dhe pretendentin kryesor për kryeministër, Albin Kurtin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një qytetar teksa afrohet pranë tavolinës ku gjendej Kurti. Ai fillon ta këndojë refrenin e famshëm të komunizmit në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
“Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”, përsërit qytetari, teksa vërehet sikleti në fytyrën e Kurtit.
Kreu i LVV-së ulet në karrige dhe duke shikuar në telefon mundohet ta shmang qytetarin. /Gazeta Sinjali/