Në parlamentin e shtetit amerikan Iowa, është traditë që për fillim të vitit të raportojë pos krerëve politik, shefi i ushtrisë që është Garda Kombëtare e Iowas, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjenerali Benjamin Corell në adresimin e tij foli për një lidhje strategjike që e kanë me shtetin më të ri në Evropë, Kosovën.
Në muajin mars një njësi elite e ushtarëve kosovar do të angazhohen në mision jashtë vendit në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Iowas për këtë Corell dha detaje.
”Viti 2021 sjellë një dinamikë të re e ngazëlluese në programin tonë të partneritetit me shtetin e Kosovës. Jemi koordinuar për logjistikë dhe personel nga Forca e Sigurisë së Kosovës FSK që do të jenë krah Gardës Kombëtare të Iowas në misionet tona në Lindjen e Mesme. Kjo do të shënojnë angazhimin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë kufijve të saj”, tha ushtaraku amerikan.
Gjenerali ngriti në piedestal punën e ushtarëve e ushtareve të Kosovës të cilët që nga 14 dhjetori 2018 shërbejnë në FSK me mision ushtarak.