Parlamenti britanik ka ratifikuar marrëveshjen për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit.
Me 330 vota për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë.
Parlamenti britanik aprovoi Brexitin sot, duke hapur rrugë që të bëhet vendi i parë që largohet nga BE-ja, në fund të këtij muaji. Afati i fundit i vënë nga BE-ja për dalje të Britanisë është 31 janari.
Për shkak të procesit të Brexitit kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.
Brexiti është votuar në vitin 2016 në një referendum. /Gazeta Sinjali/