Pjesëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) do të takohen sot me liderët e partive politike për herë të parë pas zgjedhjeve.
Lajmin e bëri të ditur Ambasadori gjerman, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter.
Ai shkruan se do të jenë parlamentarët e parë gjerman që do të flasin me drejtuesit e partive politike pas zgjedhjeve.
Sipas Heldt, në takim do të flitet për parandalimin e krizave civile, shoqërive civile, perspektivat për vendin si dhe rajoni do të jetë ne fokus. /Gazeta Sinjali/