Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen ndaj Bordeaux me rezultat përfundimtar 4-3, në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.
Mysafirët kaluan në epërsi të parët, ku shënuan gol në minutën e 18-të me anë të Ui-jo Hwang. Epërsia e tyre nuk zgjati shumë, pasi që Edinson Cavani e barazoi rezultatin në minutën e 25-të.
PSG e përmbysi rezultatin me golin e realizuar nga Maruqinhos (45+1’). Mirëpo, Bordeaux e barazoi rezultatin me anë të Pablos në minutën e 45+5-të të kohës shtesë në pjesën e parë.
Mesfushori brazilian u fut sërish në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 63-të.
Kylian Mbappe që u asistua nga Edinson Cavani e thelloi epërsinë në 4-2 në minutën e 69-të.
Mysafirët arritën që të ngushtonin epërsinë në minutën e 83-të me anë të Ruben Pardo, e që ishte goli i fundit i takimit.