image Paratë nga biletat e ndeshjes Feronikeli – Llapi, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Futboll

Solidarizim/ Paratë nga biletat e ndeshjes Feronikeli – Llapi, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

news image

Klubi futbollistik i Feronikelit ka marrë vendim që të ardhurat nga shitja e biletave e ndeshjes së sotme me Llapin, të dërgohen në Shqipëri për të dëmtuarit nga tërmeti.

Gjendja në Shqipëri duket ende e rëndë dhe si klub nuk mund të rrinim duarkryq, në raport me vëllezërit tanë atje. KF Feronikeli gjithashtu do të nxjerrë në shitje numër më të madh të biletave të enjten, në rast që dikush dëshiron të blejë dy apo më shumë, që të ndihmojë Shqipërinë në këtë kohë të vështirë”, bëhet e ditur në njoftimin e publikuar nga Feronikeli.

Më tutje, klubi u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm në stadium për ta përkrahur klubin e zemrës, por gjithashtu t’u dalin në ndihmë edhe zonave të prekura nga tërmeti.

Ndeshja në mes të KF Feronikelit dhe Llapit do të zhvillohet sot në ora 12:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 40 viktima, dy prej të cilëve kanë qenë nga Kosova./Gazeta Sinjali/

http://feronikelifc.com/parate-nga-biletat-e-ndeshjes-se-neserme-shkojne-per-te-demtuarit-e-termetit-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR1AXvk04F629ObcK9txWB5FWf-bDltDcX0ouPqgxra97hkJv6DUcMJoN_k