image Këto do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Kosovë

Këto do të jenë temperaturat për ditën e sotme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/