image Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

Kosovë

Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

news image

Sipas Prishtina Weather, ditëve të fundjavës do të ketë rritje të temperaturave, derisa nga e diela dhe fillimi i javës së ardhshme priten edhe reshje shiu.

Pas motit të qëndrueshëm e të ftohtë që patëm ditëve të shkuara, nga fundjava temperaturat shënojnë rritje, që kushtëzojnë mot më të butë, e nga dita e diel parashihen edhe kushte për reshje lokale shiu.

Edhe në fillim të javës së ardhshme në përgjithësi parashihet të mbajë mot i butë, por se me të reshura shiu kohëpaskohe, ku më të theksuara mund të jenë në perëndim të vendit. Reshjet e borës priten vetëm në viset e larta malore. Ditën e mërkurë reshjet pushojnë e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese mbetet me indeks kryesisht të dobët e shumë të dobët, e meqenëse parashihet të ketë edhe qarkullim paksa më të mirë ajror, gjatë ditës ndotësit edhe do jenë më të shpërndarë, që mundëson indeksin të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

25.12 – Pjesërisht vranët.  Në mbrëmje vransirat shtohen.

26.12 – Butë, kryesisht me vransira.  Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

27.12 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.  Më shumë reshje në perëndim të vendit.

28.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe.

29.12 – Reshjet e shiut pushojnë, e gjatë ditës do të ketë vransira e intervale me diell.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, dhe do të jenë në vlera pozitive.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C, e maksimalet ndërmjet 9C e 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

/GazetaSinjali/