image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, temperaturat shënojnë rënie

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, temperaturat shënojnë rënie

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Ky instituti parasheh se temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 20 gradë Celsius.

“Reshje lokale shiu mund të ketë në disa pjesë të vendit, duke pësuar pastaj me kthjellime dhe rënie të temperaturave në ditët vijuese. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./Gazeta Sinjali/