image Parashihet një mundësi reale për ndalimin e virusit COVID-19?

Botë

Shëndetësi/ Parashihet një mundësi reale për ndalimin e virusit COVID-19?

news image

OBSH-ja theksoi sot se kishte një mundësi reale për të ndaluar përhapjen në botë të koronavirusit të ri, që e quajti tashmë zyrtarisht “COVID-19”.

“Nëse ne investojmë tani ne kemi një mundësi reale për të ndaluar këtë epidemi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë, ku ndodhet dhe selia e OBSH-së.

Ai njoftoi gjithashtu se koronavirusi i ri do të emërtohet tani COVID-19 pasi ishte quajtur përkohësisht “2019-nCoV”.

“Emri i ri u zgjodh në mënyrë që të jetë më i lehtë për t’u shqiptuar”, nënvizoi ai.

Ai shpjegoi se “CO” nënkupton corona, “VI” virus dhe se “D” ishte zgjedhur për “sëmundjen”, Shifra 19 thekson vitin e shfaqjes (2019).

Transkiptimi zyrtar i OBSH-së i vë të gjitha gërmat kapitale.

Rreth 400 shkencëtarë nga mbarë bota filluan sot një takim dy ditor, nën drejtimin e OBSH-së, i destinuar për intensifikimin e luftës kundër kësaj sëmundjeje. /Gazeta Sinjali/