image Paraqitjet fantastike te Aston Villa shtojnë interesimin e Arsenalit për Coutinhon

Futboll

Paraqitjet fantastike te Aston Villa shtojnë interesimin e Arsenalit për Coutinhon

news image

Arsenal është i interesuar t’i bëjë një ofertë më të mirë yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, që është huazim te Aston Villa.

“Topçinjtë” kanë qenë të interesuar për brazilianin në verën që lamë pas, mirëpo ishte Ronald Koeman që e bindi për qëndrimin te Barcelona.

Sidoqoftë, muajin e kaluar, Coutinho është rikthyer në Premierligë nën urdhrat e Steven Gerrard, ku është duke shkëlqyer.

29-vjeçari ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në katër ndeshje, gjë që ka ndikuar që Arsenal të rikthejë interesim.

Sipas “Fichajes”, Arsenal është gati të bëjë një ofertë për Coutinhon, duke ofruar më shumë para se marrëveshja mes Aston Villas dhe Barcelonës, me shpresën që katalunasit të mos e lejojnë skuadrën e Gerrard ta blejë brazilianin.

Me 12 muaj të mbetur në kontratë, Barcelona është duke provuar ta shesë në verë Coutinhon, derisa në marrëveshjen me Aston Villan është opsioni i blerjes prej 40 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/