Futbollisti kosovar, Aro Muric luajti startues në përballjen e Gironës kundër Cadiz, në kuadër të Copa del Rey.
Aro bëri paraqitje të mirë në këtë ndeshje , e ku arriti që katër herë ta shpëtojë skuadrën e tij nga pësimi i golit, shkruan Sinjali Sport.
‘Gardiani’ kosovar gjatë kësaj ndeshje bëri 41 prekje të topit dhe u vlerësua lartë.
Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje Aro Muric u vlerësua me notën 7.8.
Kurse, Girona arriti fitore me rezultat 2-0.