image Paraqitja mbresëlënëse, Rrahmani kërkohet nga ish trajneri i Milanit

Futboll/ Paraqitja mbresëlënëse, Rrahmani kërkohet nga ish trajneri i Milanit

news image

Amir Rrahmani përfundon në lupën e Napolit.

Pas lëvizjes në pankinë, ku zyrtarizoi ish trajnerin e Milanit, Gennaro Gattusso, klubi jugor është i gatshëm për të shpenzuar dhe në merkato. Kjo zbulohet nga mediat italiane, që pohojnë se nënkampionët e Seria A kanë shfaqur interes për dy lojtarët e Hellas Verona, Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u transferua në verën e këtij viti në Itali nga Dinamo e Zagrebit, por shumë shpejt është shndërruar në një pikë kyçe te veronezët. Ish lojtari i Partizanit dhe kombëtares shqiptare po mahnit me paraqitjet e tij, duke treguar siguri dhe maturi.

Megjithatë, presidenti i Hellas, Maurizio Setti i ka mbyllur derën largimit të tij, të paktën gjatë merkatos së janarit.

Do të ketë thashetheme por unë besoj absolutisht se këta lojtarë nuk do të lëvizin në dritaren e ardhshme të transferimit . Ekipit i duhet të ndjekë qëllimin që ne kemi përcaktuar, i cili është të qëndrojmë të bashkuar, sidomos në mbrojtje. Shpresojmë që ata të mund të vazhdojnë kështu dhe shpresojmë se vlera e këtyre lojtarëve do të vazhdojë të rritet,” tha Setti për “Sky Sport 24”.

Rrahmani është kthyer në një pikë fikse në skuadrën e Veronës, duke u aktivizuar në çdo takim deri në këtë pikë të sezonit. /Gazeta Sinjali/