image Paraqitet si polic dhe ia grabit 450 euro një personi në Gjilan

Siguri

Paraqitet si polic dhe ia grabit 450 euro një personi në Gjilan

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Gjilanit si i dyshuar për “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Gjilanit ka njoftuar se një person është ankuar se një i dyshuar, kosovar, është prezantuar me emrin ‘Bekë-Polici’ dhe e ka mashtruar një person, të cilin ka arritur që duke e futur në lajthitje t’ia marrë 450 euro.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar nga policia, për të cilin edhe janë gjetur prova të qëndrushme dhe i njëjti është involvuar për veprën penale ‘Mashtrim’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

/GazetaSinjali/