image Parandalohet vrasja në Durrës, kërcënonte bashkëjetuesen me armë zjarri

Shqipëri

Parandalohet vrasja në Durrës, kërcënonte bashkëjetuesen me armë zjarri

news image

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Shqipëri.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë në Durrës parandaloi vrasjen e shtetases K. B., banuese në Durrës.

Arrestohet në flagrancë bashkëjetuesi i saj, i cili po e kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen e tij.

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP Tiranë, gjetën dhe sekuestruan edhe një kallashnikov e një pistoletë, municon luftarak e sende të tjera.

Në total u sekuestruan: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit A. K., 35 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, vëllai i autorit.
Këtij shtetasi, nga kontrolli i banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov dhe 23 fishekë.

Gjithashtu, në bazë të hetimit të thelluar të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur dhe lidhjeve shoqërore të autorit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, bënë të mundur zbulimin e një banese të marrë me qira në qytetin e Tiranës, e cila përdorej nga i arrestuari, shtetasi L. D., dhe shtetasit M. L., banues në Durrës dhe E. H., banues në Thumanë Krujë, banesë në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë provës materiale një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë.

Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”, raporton abcnews.al.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./GazetaSinjali/