image Paralajmëron nënkryetari: Prishtina mund të rifutet në karantinë

Kosovë

Koronavirusi/ Paralajmëron nënkryetari: Prishtina mund të rifutet në karantinë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi mbrëmë 1 rast të ri me koronavirus në Prishtinë në mesin e 14 rasteve pozitive sa ishin gjithsej.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka paralajmëruar se nëse rritet numri i të infektuarve mund të kthehen në fuqi masat strikte.

Sipas tij, Prishtina edhe mund të futet në karantinë, por edhe mund të kthehet “ora policore”.

“Duhet të respektohen këto rekomandime që mos të kthehemi në pikën zero, se prapë do të kemi karantinë, izolime dhe mbikëqyrje të policisë. Andaj nuk kemi nevojë se deri me tani është respektuar mirë. Komuna do të insistojë në rast se do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, që të vendos prapë masat e karantinës sikurse edhe mbikëqyrja 24 orë e policisë. Nuk dëshirojmë që qytetarët të jenë më tepër të infektuar”, ka thënë Nushi për EO.

Kryeqyteti ka dal nga karantina me 4 maj, gati një muaj pasi ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës si zonë karantine, duke ndaluar hyrjet dhe daljet./Gazeta Sinjali/