image Paralajmëron kryetari: Në Vushtrri së shpejti do të fillojnë masa më rigoroze

Kosovë

Deklaratë/ Paralajmëron kryetari: Në Vushtrri së shpejti do të fillojnë masa më rigoroze

news image

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se pas dy rasteve të reja me Covid- 19 në këtë komunë do të ketë shtrëngesa në masat e mëtutjeshme kundër këtij virusi.

Ai tha se janë të njohura kontaktet e dy të infektuarve, pasi ata kanë qenë të kujdesshëm dhe i dinë ato.

Sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është që shtatë të dyshuarit në Smërkovnicë, kanë dal me rezultate negative.

Tahiri beson që situata është nën kontroll.

“21 ka qenë numri i të prekurve me Covid-19 në këtë komunë dhe prej 4 janë shëruar”, tha ai

Ai thotë se pajtohet që të ketë masa shtrëngese shtesë, derisa ka paralajmëruar se në Vushtrri së shpejti do të fillojnë testimi në masë i temperaturës si shenjë e parë e Covid-19./ Gazeta Sinjali/