Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se partia e tyre është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet, shkruan Gazeta Sinjali.
Berisha, njëherësh edhe nënkryetar i AAK-së ka thënëse subjekti i tyre mbetet i përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vëmendje po përcjellë të gjitha zhvillimet në vend. AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalcionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet. AAK, politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale. AB”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndryshe, AAK-ja e ka bërë publike kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Kosovës. Madje, kjo parti ka paralajmëruar se nëse Haradinajt nuk gjen mbështetje nga partnerët, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje./Gazeta Sinjali/