image Paralajmërojnë nga OBSH: Koronavirusi mund të përhapet përmes parave

Botë

Botë/ Paralajmërojnë nga OBSH: Koronavirusi mund të përhapet përmes parave

news image

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëron se paratë mund të përhapin virusin vdekjeprurës ‘koronavirus’.

OBSH njoftoi se njerëzit duhet të lajnë duart pas prekjes së parave, veçanërisht para se të hanë ushqim, shkruan Business Insider.

”Në vend të kësaj, njerëzit duhet të përdorin pagesa pa kontakt”, thanë nga kjo organizatë.

OBSH tha për The Telegraph se koronavirusi mund të qëndrojë në para për ditë të tëra pasi të ekspozohej ndaj tij dhe se njerëzit duhet të shmangnin prekjen e fytyrës pas kontaktit me paratë e gatshme.

Gjithashtu njerëzit duhet të lajnë duart ose të përdorin një dezifentues duarsh pas kontaktit me paratë, veçanërisht nëse ata janë gati të hanë ushqim.

Kina tha në shkurt se do të shkatërronte dhe dezinfektojë paratë e gatshme nga spitalet, autobusët dhe tregjet në zonat e prekura rëndë nga koronavirusi.

Kujtojmë se virusi shkatërrues COVID-19 tani është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës dhe nga përhapja e tij në të gjithë globin ka pasur rreth 3 mijë e 408 vdekje, ndërsa qeveritë në mbarë botën kanë frikë nga një pandemi globale./GazetaSinjali/