image Paralajmërohet protestë e përbashkët e PSD-së me AKR-në, AAK-në e Nismën

Politikë

Paralajmërohet protestë e përbashkët e PSD-së me AKR-në, AAK-në e Nismën

news image

Sot është mbajtur takimi i thirrur nga Partia Socialdemokrate me partitë e tjera parlamentare dhe jo parlamentare opozitare.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Nisma, AAK-ja dhe AKR-ja, raporton Gazeta Sinjali.

Pas këtij takimi Endrit Shala nga Nisma bëri të ditur se janë dokorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin për kundërshtimin e vendimeve të Qeverisë dhe paralajmëroi se mund të ketë një protestë të organizuar bashkarisht.

Në cilësinë e Nismës sot isha i pranishëm në takimin e thirrur nga PSD-ja që qëllim ishte bashkëveprimi për kundërshtim të vendimeve të Qeverisë. Nga sot do të fillojë një bashkëpunim i të gjitha subjekteve politike që ishin në këtë takim po ashtu u dakorduam që t’i bëjmë thirrje edhe partive të tjera që të marrin pjesë në koordinimin e vendimeve për kundërshtim. Kemi biseduar për mundësinë e organizimit të ndonjë proteste të përbashkët por për të gjitha do t’ju informojmë me kohë”, deklaroi Shala.

Paralajmërim për protestë bëri edhe kreu i PSD-së Dardan Molliqaj.

Ka pajtim të njëzëri se duhet të ketë protestë, por i kemi dy ditë kohë që të konsultohemi me organet tona, për datën dhe kohën e protestës”, tha Molliqaj.

/GazetaSinjali/