Edhe pse muajt e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit, OBSH lëshon një tjetër deklaratë të kritikueshme, që të paktën nuk shkon me momentin që po përballet bota për shkak të Sars-Cov-2.
Gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qeverive që të shtojnë investimet në shëndetit publik.
“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’i përgjigjen si duhet pandemive”, u shpreh Ghebreyesus.
“Historia ka treguar se pandemitë janë pjesë e jetës. Por kur të vijë e radhës, bota duhet të jetë gati më shumë se kësaj here”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/