image Paraburgoset i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Kosovë

Drejtësi/ Paraburgoset i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

news image

Të pandehurit A. T. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Është paraburgosur i dyshuari i tretë A. T. për grabitjen e armatosur në Shtime.

Vendimin e ka marr Gjykata Themelore në Ferizaj me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më 7 gusht 2019, i pandehuri A.T duke vepruar në grup së bashku me tre shokë, njëri prej të cilëve ishte vrarë në vendin e ngjarjes, kishin kryer grabitje në Shtime.   

“Fillimisht të pandehurit janë takuar në Prishtinë dhe me veturë kanë shkuar në drejtim të Shtimes, dhe rrugës së transitit janë futur në fshatin Petroviç, ku aty kanë ndalur veturën dhe nga e njëjta kanë dal i pandehuri A.T., së bashku me tani të ndjerin F.G. dhe A. dhe A. kanë mbetur në veturë, ashtu që të njëjtit të armatosur janë futur në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marr shumën e të hollave prej 24.000 franga”

Më këtë rast ata janë hetuar nga pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij, të cilët gjatë përleshjes me grupin e të dyshuarve për grabitje, e privojnë nga jeta të dyshuarin për hajni F.G ndërsa në vend ngjarje mbetet i plagosur edhe pronari i shtëpisë.

Të pandehurit e tjerë me të dëgjuar krismat e armës ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më vonë nga policia e Kosovës./Sinjali/