image Paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi një person në Prizren me "armë lodër"

Drejtësi

Paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi një person në Prizren me “armë lodër”

news image

Policia ka arrestuar dje një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kërcënuar një person me armë zjarri. I njëjti ka deklaruar se nuk posedon armë zjarri por vetëm një armë lodër.

Gazeta Sinjali mëson se lidhur me këtë rast, të dyshuarit Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit, prej një muaji.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, më 17 gusht, shkruan Sinjali.

Policia sot ka njoftuar se i arrestuari dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

/GazetaSinjali/