image Paraburgim për kosovarin e që dyshohet se shiti asetet që ndodhen në Bosnjë dhe Mal të Zi në emër të AKP-së

Drejtësi

Paraburgim për kosovarin e që dyshohet se shiti asetet që ndodhen në Bosnjë dhe Mal të Zi në emër të AKP-së

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Shaban Mujës, i cili dyshohet se ka shitur prona të Kosovës që janë nën menaxhimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit e që ndodhen në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, raporton Sinjali.

Muja po dyshohet për kryerjen e tri veprave penale: Mashtrimi, Falsifikim i dokumentit dhe Prezantim i rremë.

Për caktimin e kësaj mase, Gjykata ka thënë se ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer dhe se me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit Shaban Muja, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshjë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme dhe ka përdorur nënshkrimin si person i autorizuar nga AKP për shitjen e këtyre pronave. 

I njëjti është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.

““PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me  26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje  të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën  menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin  si person zyrtar  i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë  dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

/GazetaSinjali/