image Paraburgim dy të dyshuarve në Gjakovë pasi detyruan një femër për prostitucion

Drejtësi

Paraburgim dy të dyshuarve në Gjakovë pasi detyruan një femër për prostitucion

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, D.M., dhe N.B., për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”, nga neni 234 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit korrik të vitit 2020, në Komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M.

Sipas marrëveshjes, dy të pandehurit, i kishin siguruar klientët, të cilët i paguanin të njëjtit me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë. /Gazeta Sinjali/