image Para tri vitesh e priti në zyrë, sot Haradinaj iu gëzua lajmit për sanksionimin e Radojçiqit

Politikë

Para tri vitesh e priti në zyrë, sot Haradinaj iu gëzua lajmit për sanksionimin e Radojçiqit

news image

ShBA sot vendosi për sanksionimin e 12 anëtarëve të grupit të krimit të organizuar, që bazë ka veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një nga ta është Milan Radojçiq, i cili ishte pritur në zyrë para tri viteve nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj.

Mirëpo, sot, Haradinaj iu gëzua lajmin për sanksionimin e Radojçiqit dhe shokëve të tij, duke e quajtur ‘lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën’.

Është diskutuar në përgjithësi për situatën në Kosovë me një theks të veçantë për aspektet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”, ishte thënë në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.

Ky takim mes Haradinajt e Radojçiqit ishte pritur me shumë kritika nga opozita e atëhershme. /GazetaSinjali/