image Para tri javësh iku nga stacioni policor në Suharekë, ky është personi që u arrestua sot në shtëpinë e tij

Siguri

Para tri javësh iku nga stacioni policor në Suharekë, ky është personi që u arrestua sot në shtëpinë e tij

news image

Arrestimi dhe shoqërimi i personave të kërkuar dhe të dënuar nga Gjykatat për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Vetëm në javët e fundit tri herë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri rast ka ndodhur në stacionin policor në Suharekë, para tri javësh, kur Policia kishte arritur ta arrestojë një person të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës, por i njëjti ishte arratisur nga stacioni.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Xhemajli Gashin, 51-vjeçar, i cili është kapur sot nga Policia, në shtëpinë e tij.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar sërish në Polici dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit, në Qendrën Korrektuese në Prizren.

Kujtojmë se rastet tjera të arratisjes nga stacionet policore kanë ndodhur edhe në Ferizaj e Podujevë, detajet e të cilave i gjeni më poshtë.

/GazetaSinjali/