image Edhe një person arrin të ikë nga Policia, ia mbathi nga stacioni policor në Ferizaj

Edhe një person arrin të ikë nga Policia, ia mbathi nga stacioni policor në Ferizaj

news image

Brenda pak ditësh janë raportuar dy raste të arratisjes së të dyshuarve nga stacionet policore në Kosovë. Për njërin rast që ndodhi në Policinë në Podujevë, Gazeta Sinjali raportoi të dielën, teksa tashmë ka mësuar se edhe Policisë në Ferizaj i ka ikur nga stacioni policor një person i dyshuar.

Këtë herë rasti personi i dyshuar fillimisht ishte arrestuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe më pas ishte dërguar në stacion policor për të proceduar më tutje.

Derisa zyrtarët policorë kanë njoftuar stacionin në Kaçanik për arrestimin e tij, ai ka arritur t’ia mbath dhe është larguar nga stacioni policor në një drejtim të panjohur. Kjo ka bërë që Policia të nis kërkimet për ta kapur personin që iu zhduk para syve, por ende nuk kanë arritur ta gjejnë.

Burimet e Sinjalit thonë se i dyshuari po kërkohej për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por ka edhe këso raste kur Policisë iu ikin të dyshuarit, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore, raporton Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/