image Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevskin

Politikë

Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevskin

news image

Para takimit me Vuçiqin, Kurti ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kurti me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut kanë folur rreth takimit me Vuciqin e përfaqësuesin e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri.

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme, si dhe e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit.”

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit dhe zhvillimi në vend të regresionit janë postulate që duhet të na udhëheqin ne, politikanëve të shekullit të 21-të, të cilët dëshirojmë t’i udhëheqim vendet tona, dhe rrjedhimisht edhe Ballkanin Perëndimor, drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane,”- ka thënë Kovaçevski pas takimit.

E kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para fillimit të takimit në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka thënë se është nderi i tij të jetë nikoqir i fazës tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Është nderi dhe kënaqësia ime të pres dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtu në Ohrin tonë të bukur. Ne jemi një vend që ndërton miqësi dhe është shembull i fqinjësisë së mirë. Ne besojmë shumë në dialogun si një formë komunikimi në shekullin e 21-të, si e vetmja rrugë që të çon drejt progresit dhe zhvillimit. Synimi ynë është të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me fqinjët tanë. Ballkani Perëndimor i zhvilluar i integruar në BE është një prioritet”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/