Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BDI-së, Alhi Ahmeti.
Nga disa pamje të publikuara në media, shihet se në ambientin e hotelit ku po qëndron delegacioni i Kosovës, Kurti ka takuar Ahmetin.
Në takim shihen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Paraprakisht, sot Ali Ahmeti ka takuar edhe të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BE-së, Ali Ahmeti.
Rreth orës 10:00 pritet që të fillojnë takimet zyrtare për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.