image Para se të shkarkohet shefi i AKI-së, duhet edhe pëlqimi i Vjosa Osmanit

Politikë

Para se të shkarkohet shefi i AKI-së, duhet edhe pëlqimi i Vjosa Osmanit

news image

Kreu i ekzekutivit Avdullah Hoti, sot i ka kërkuar kreut të AKI-së, Kreshnik Gashit, që ta lirojë pozitën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, kam kërkuar nga z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, që më pas të njëjtin shkrim e bëri edhe Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Por, cila është procedura e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)?

Sipas Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës 03/L 063, shkarkimi i shefit të AKI-së bëhet në koordinim mes presidentit të vendit dhe kryeministrit.

Edhe shkarkimi bëhet përmes procedurës së njëjtë, pasi një gjë e tillë specifikohet në pikën 5.3 dhe pikën 5.4

“5.3 Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

5.4 Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar”, thuhet në Ligjin për AKI-në.

Kurse, tani pritet të merret vesh se cili do të jetë qëndrimi i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, lidhur me shkarkimin e shefit të AKI-së.

Qëndrimi i kryeparlamentares, Vjosa Osmanit do të jetë i vlefshëm nëse Kreshnik Gashi nuk jep dorëheqje vetë.

/Gazeta Sinjali/