image Hoti i kërkon drejtorit të AKI-së të japë dorëheqje - Sinjali

Hoti i kërkon drejtorit të AKI-së të japë dorëheqje

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte emëruar Kreshnik Gashin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Përveç Gashit, Haradinaj kishte emëruar edhe Burim Ramadanin në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin