image Para derbit me PSG, Dortmund zyrtarizon një lojtar

Futboll

Transferime/ Para derbit me PSG, Dortmund zyrtarizon një lojtar

news image

Ekipi gjerman, Dortmund pak minuta më parë ka zyrtarizuar transferimin e Emre Can. Ai deri më tani ka luajtur si i huazuar nga Juventusi, por nga sot ai edhe zyrtarisht është lojtar i Dortmund.

Can ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2024.

Futbollisti pas një sezoni e gjysmë dëshpërues tek Juventus, duket se e ka gjetur rehatinë në vendlindjen e tij.

Turko-gjermani ka pasur paraqitje mjaft të mira në vitin 2020 për skuadrën e Dortmund./Gazeta Sinjali/